Islam Pyetje & Përgjigje

Kjo faqe përmban pyetje dhe përgjigje rreth islamit. Pyetjet dhe përgjigjet janë përkthyer nga faqja islamqa.info e moderuar nga Shejkh Muhamed Salih El-Munexhid.


Kategoritë Kryesore


Kategoritë e Pyetjeve


Abdesi

Allahu thotë në Kur'an (5:6): "O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni të papastër (si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo e derdhjes së farës), pastrohuni (duke u larë krejtësisht)! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues."

Si merret abdes

  1. Thuhet 'Bismilah'
  2. Lahen duart tre herë deri mbi kyçe duke filluar nga e djathta dhe pastaj të majtën.
  3. Lahet goja tre herë.
  4. Lahen hundët tre herë.
  5. Lahet fytyra tre herë.
  6. Lahen duart deri mbi bërrylat tre herë, duke filluar nga e djathta pastaj të majtën.
  7. Me duar të lagura fërkohet pjesa e sipërme e kokës.
  8. Me duar të lagura pastrohen veshët. Pastrimi i veshëve bëhet duke prekur me gishtin tregues brendinë e veshit, e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.
  9. Lajmë të dyja këmbët tre herë deri mbi nyje, duke filluar nga e djathta pastaj të majtën.

Për ç'farë nevojitet abdesi:

Abdesi nevojitet për të falur namaz dhe për të prekur Kur'anin.

Ç'farë e prish abdesin:

  1. Dalja e gazrave nga vrima anale
  2. Urina e trashë
  3. Urina e hollë
  4. Dalja e lëngut paraspermatik
  5. Dalja e spermës
  6. Marrëdhëniet seksuale vaginale
  7. Menstruacionet
  8. Gjumi

Gusli

Gusli është larje e plotë e trupit, gojës dhe hundës me qëllim faljen e namazit dhe prekjen dhe recitimin e Kur'anit.

Gusli bëhet i detyrueshëm pas marrëdhënieve seksuale vaginale, pas derdhjes së spermës dhe pas mbarimit të menstruacioneve.


Tejemumi

Tejemumi merret në vend të abdesit dhe guslit kur nuk gjendet ujë ose kur dikush është i sëmurë dhe uji mund ta dëmtojë.

Si merret tejemumi

  1. Thuhet 'Bismilah'
  2. Goditet toka me pëllëmben e dorës
  3. Fshij pjesën e pasme të dorës së djathtë me pëllëmbën e dorës së majtë dhe pjesën e pasme të dorës së majtë me pëllëmbën e dorës së djathtë
  4. Fshij fytyrën me të dyja duart
  5. Recitohen të njëjtat dua që recitohen pas abdesit

Istinxha dhe Istixhmari

Istinxha është pastrimi i pjesëve intime me ujë pas urinës së hollë dhe të trashë.

Istixhmari është pastrimi i pjesëve intime me gurë ose me objekte të thata pas urinës së hollë dhe të trashë.

Pastrimi i pjesëve intime nga urina e hollë dhe e trashë pas kryerjes së nevojës është kusht i nevojshëm për pranimin e abdesit. Pastrimi mund të kryhet ose me istinxha ose me istixhmar.


Namazi

Allahu thotë në Kur'an (4:103): "Namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar."

Kohët e Namazit

Emri i Namazit Fillimi i kohës Mbarimi i kohës Numri i rekateve
Namazi i Sabahut (Fexhr) Kur fillon zbardhet qielli Kur fillon lindja e diellit 2 rekate
Namazi i Drekës (Dhuhr) Kur dielli fillon të zbresë nga qielli Kur gjatësia e hijes së objektit barazon gjatësinë e objektit 4 rekate
Namazi i Ikindisë (Asr) Kur gjatësia e hijes së objektit barazon gjatësinë e objektit Kur fillon perëndimi i diellit 4 rekate
Namazi i Akshamit (Maghrib) Pasi perëndon dielli Pasi akshami është zhdukur 3 rekate
Namazi i Jacisë (Isha) Pasi zhduket akshami Mesnata 4 rekate

Për kohët e namazit referohuni salah.com.

Kushtet e Namazit

  1. Të jesh musliman
  2. Të jesh i aftë mendërisht
  3. Arritja e moshës 7 vjeç
  4. Të jesh me abdes
  5. Rrobat, vendi i faljes dhe personi të mos jenë me papastërti
  6. Mbulimi i trupit: gratë mbulojnë të gjithë trupin përveç fytyrës dhe duarve; burrat mbulohen nga kërthiza tek gjunjtë
  7. Hyrja e kohës së namazit
  8. Drejtimi nga kibla
  9. Qëllimi për të falur namazin

Si falet namazi

Namazi 2-rekatësh

Namazi 3-rekatësh

Namazi 4-rekatësh


>Kjo faqe është në ndërtim e sipër.<