Islam Pyetje & Përgjigje

Kjo faqe përmban pyetje dhe përgjigje rreth islamit. Pyetjet dhe përgjigjet janë përkthyer nga faqja islamqa.info e moderuar nga Shejkh Muhamed Salih El-Munexhid.


Falja e namazit 3 rekatësh (Akshami)

Sigurohemi që të plotësojmë kushet e namazit

Kushtet e namazit:

  1. Të jesh musliman
  2. Të jesh i aftë mendërisht
  3. Arritja e moshës 7 vjeç
  4. Të jesh me abdes
  5. Rrobat, vendi i faljes dhe personi të mos jenë me papastërti
  6. Mbulimi i trupit: gratë mbulojnë të gjithë trupin përveç fytyrës dhe duarve; burrat mbulohen nga kërthiza tek gjunjtë
  7. Hyrja e kohës së namazit
  8. Drejtimi nga kibla
  9. Qëllimi për të falur namazin

Rekati i parë

Tekbiri fillestar

Tekbiri fillestar

E fillojmë namazin duke thënë: 'Allahu Ekber' (Allahu është më i madhi).

Kur themi 'Allahu Ekber' i ngrejmë duart deri mbi shpatulla.

Thënia 'Allahu Ekber' në fillim të namazit quhet tekbiri fillestar.

Duaja e hapjes

Duart_në_qëndrim

Kapim kyçin e dorës së majtë me të djathtën.

Themi: SubhanekAllahume ue bi hamdike, ue tebarekesmuke, ue te'ala xhedduke ue la ilahe gajruke

(I përsosur je o Allah, dhe për ty është lavd-falenderimi, i bekuar është emri yt, e lartësuar është madhëria jote dhe s'ka të adhuruar me të drejtë përveç teje)

Kjo quhet duaja e hapjes ose dua el-istiftah.

Recitimi i kur'anit

Recitimi_kijam

Themi: Eudhu Bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim (Kërkoj strehim tek Allahu nga djalli i mallkuar )

Më pas recitojmë suren El Fatiha:

  1. Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim (Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit)
  2. El Hamdu lil-lahi rab-bil alemin (Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve)
  3. Err-rrahmanirr-rrahim (të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit)
  4. Maliki jeumid-din (Sunduesit të Ditës së Gjykimit)
  5. Ij-jake na'budu ue ij-jake nestein (Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë)
  6. Ihdinas-siratal mustekim (Udhëzona në rrugën e drejtë)
  7. Siratal-ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim ue led-dal-lin (Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur).

Më pas themi Amin! (O Zot pranoje)

Më pas recitojmë suren El-Keuther:

  1. Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim (Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit)
  2. In-na A'tajnakel keuther (Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty shumë të mira)
  3. Fesal-li lirab-bike uenhar (andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban)
  4. In-ne shanieke huel ebter (Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë).

Me pas kalojmë në pozicionin tjetër: në ruku duke thënë Allahu Ekber.

Rukuja

Ruku

Përkulim trupin dhe vendosin duart mbi gjunjë si në foto.

Në ruku themi tre herë: Subhane Rab-bijel Adhim (I përsosur qoftë Zoti im i Madhërishëm).

Ngritja nga Rukuja

Ruku

Ngrihemi nga ruku-ja duke thënë SemiAllahu limen hamideh (Allahu e dëgjon atë që e falenderon).

Më pas themi Rab-bena ue lekel hamd (Zoti ynë, ty të takon falenderimi).

Me pas kalojmë në pozicionin tjetër: në sexhde duke thënë Allahu Ekber.

Sexhdja

Sexhde

Në sexhde duhet që pjesët e mëposhtme të prekin tokën:

Në sexhde themi tre herë: Subhane Rab-bijel Aë'la (I përsosur qoftë Zoti im më i Lartë).

Ulja

Ulja

Duke thënë Allahu Ekber ulemi.

Gjatë uljes trupi peshon mbi këmbën e majtë, ndërsa gishtat e këmbës së djathtë drejtohen drejt kiblës.

Gjatë uljes themi dy herë: Rab-bi gfirli (O Zot, më fal mua).

Sexhdja e dytë

Sexhde

Me pas kalojmë në pozicionin tjetër: në sexhde duke thënë Allahu Ekber.

Në sexhde duhet që pjesët e mëposhtme të prekin tokën:

Në sexhde themi tre herë: Subhane Rab-bijel Aë'la (I përsosur qoftë Zoti im më i Lartë).

Rekati i dytë

Nga shexhdja ngrihemi në këmbë duke thënë Allahu Ekber për rekatin e dytë. Në rekatin e dytë përsërisim të gjitha veprimet e rekatit të parë me përjashtim të dua-së së hapjes, dhe pas recitimit të El-fatihasë recitojmë suren El Ikhlas:

  1. Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim (Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit)
  2. Kul hu-uAll-llahu Ehad (Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm)
  3. Allahus-samed (Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim)
  4. Lem jelid ue lem juled (Ai as nuk lind, as nuk është i lindur).
  5. Ue lem jekul-lehu kufu-uen ehad (Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë).

Pas rekatit të dytë duke thënë Allahu Ekber ulemi në Teshehud.

Teshehudi i parë

Ulja

Gjatë teshehudit trupi peshon mbi këmbën e majtë, ndërsa gishtat e këmbës së djathtë drejtohen drejt kiblës. Në teshehud themi:

  1. Et-tehij-jatu lil-lahi ues-saleuatu uet-taj-jibat (Përshëndetjet, namazet dhe të gjitha mirësitë i takojnë Allahut)
  2. Es-selamu 'alejke ej-juhen-nebij-ju ue rahmetull-llahi ue berakatuh (Le të jetë paqja mbi ty o Pejgamber, mëshira e Allahut dhe bekimet e tij)
  3. Es-selamu 'alejna ue ala 'ibadil-lahis-salihin (Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut)
  4. Esh'hedu en la ilahe il-lAllah ue esh'hedu en-ne Muhammeden 'abduhu ue rasuluh (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i tij).

Rekati i tretë

Nga teshehudi ngrihemi në këmbë duke thënë Allahu Ekber për rekatin e tretë. Në rekatin e tretë përsërisim të gjitha veprimet e rekatit të parë, pa dua-në e hapjes dhe pas recitimit të El-fatihasë shkojmë menjëherë në ruku pa recituar ndonjë sure tjetër pas saj.

Pas rekatit të tretë duke thënë Allahu Ekber ulemi në Teshehud.

Teshehudi i fundit

Ulja

Gjatë teshehudit trupi peshon mbi këmbën e majtë, ndërsa gishtat e këmbës së djathtë drejtohen drejt kiblës. Në teshehud themi:

  1. Et-tehij-jatu lil-lahi ues-saleuatu uet-taj-jibat (Përshëndetjet, namazet dhe të gjitha mirësitë i takojnë Allahut)
  2. Es-selamu 'alejke ej-juhen-nebij-ju ue rahmetull-llahi ue berakatuh (Le të jetë paqja mbi ty o Pejgamber, mëshira e Allahut dhe bekimet e tij)
  3. Es-selamu 'alejna ue ala 'ibadil-lahis-salihin (Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut)
  4. Esh'hedu en la ilahe il-lAllah ue esh'hedu en-ne Muhammeden 'abduhu ue rasuluh (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i tij).

Salavatet

Ulja

Më pas themi:

  1. All-llahumme sal-li 'ala Muhammedin ue 'ala ali Muhammed (O Allah lartësoje Muhamedin dhe familjen e tij)
  2. Kema sal-lejte 'ala Ibrahime ue 'ala ali Ibrahim (Siç e pate lartësuar Ibrahimin dhe familjen e tij)
  3. Inneke Hamidun Mexhid (Ti je i lavdëruar dhe i Madhëruar)
  1. All-llahumme barik 'ala Muhammedin ue 'ala ali Muhammed (O Allah bekoje Muhamedin dhe familjen e tij)
  2. Kema barekte 'ala Ibrahime ue 'ala ali Ibrahim (Siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij)
  3. Inneke Hamidun Mexhid (Ti je i lavdëruar dhe i Madhëruar).

Lutjet

Më pas bëjmë lutjen 'All-llahumme inni e'udhu bike min adhabi xhehennem ue min adhabil kabr ue min fitnetil mahja uel memat ue min sherr-rri fitnetil mesihid-dexhal' ( O Allah kërkoj strehim tek ti nga dënimi i xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes dhe nga sprova e mesihut Dexhal).

Në këtë pozicion mund të bëjmë edhe lutje të tjera që dëshirojmë.

Selami i parë

Selami i parë

Kthejmë kokën djathtas dhe themi:

Es-selamu 'Alejkum ue rahmetull-llah (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju).

Selami i dytë

Selami i dytë

Kthejmë kokën majtas dhe themi:

Es-selamu 'Alejkum ue rahmetull-llah (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju).