Kategoritë Kryesore
Abdesi
Allahu thotë në Kur'an (5:6): "O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni të papastër (si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo e derdhjes së farës), pastrohuni (duke u larë krejtësisht)! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues."
Si merret abdes
- Thuhet 'Bismilah'
- Lahen duart tre herë deri mbi kyçe duke filluar nga e djathta dhe pastaj të majtën.
- Lahet goja tre herë.
- Lahen hundët tre herë.
- Lahet fytyra tre herë.
- Lahen duart deri mbi bërrylat tre herë, duke filluar nga e djathta pastaj të majtën.
- Me duar të lagura fërkohet pjesa e sipërme e kokës.
- Me duar të lagura pastrohen veshët. Pastrimi i veshëve bëhet duke prekur me gishtin tregues brendinë e veshit, e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.
- Lajmë të dyja këmbët tre herë deri mbi nyje, duke filluar nga e djathta pastaj të majtën.
Për ç'farë nevojitet abdesi:
Abdesi nevojitet për të falur namaz dhe për të prekur Kur'anin.
Ç'farë e prish abdesin:
- Dalja e gazrave nga vrima anale
- Urina e trashë
- Urina e hollë
- Dalja e lëngut paraspermatik
- Dalja e spermës
- Marrëdhëniet seksuale vaginale
- Menstruacionet
- Gjumi
Gusli
Gusli është larje e plotë e trupit, gojës dhe hundës me qëllim faljen e namazit dhe prekjen dhe recitimin e Kur'anit.
Gusli bëhet i detyrueshëm pas marrëdhënieve seksuale vaginale, pas derdhjes së spermës dhe pas mbarimit të menstruacioneve.
Tejemumi
Tejemumi merret në vend të abdesit dhe guslit kur nuk gjendet ujë ose kur dikush është i sëmurë dhe uji mund ta dëmtojë.
Si merret tejemumi
- Thuhet 'Bismilah'
- Goditet toka me pëllëmben e dorës
- Fshij pjesën e pasme të dorës së djathtë me pëllëmbën e dorës së majtë dhe pjesën e pasme të dorës së majtë me pëllëmbën e dorës së djathtë
- Fshij fytyrën me të dyja duart
- Recitohen të njëjtat dua që recitohen pas abdesit
Istinxha dhe Istixhmari
Istinxha është pastrimi i pjesëve intime me ujë pas urinës së hollë dhe të trashë.
Istixhmari është pastrimi i pjesëve intime me gurë ose me objekte të thata pas urinës së hollë dhe të trashë.
Pastrimi i pjesëve intime nga urina e hollë dhe e trashë pas kryerjes së nevojës është kusht i nevojshëm për pranimin e abdesit. Pastrimi mund të kryhet ose me istinxha ose me istixhmar.
Namazi
Allahu thotë në Kur'an (4:103): "Namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar."
Kohët e Namazit
Emri i Namazit | Fillimi i kohës | Mbarimi i kohës | Numri i rekateve |
---|---|---|---|
Namazi i Sabahut (Fexhr) | Kur fillon zbardhet qielli | Kur fillon lindja e diellit | 2 rekate |
Namazi i Drekës (Dhuhr) | Kur dielli fillon të zbresë nga qielli | Kur gjatësia e hijes së objektit barazon gjatësinë e objektit | 4 rekate |
Namazi i Ikindisë (Asr) | Kur gjatësia e hijes së objektit barazon gjatësinë e objektit | Kur fillon perëndimi i diellit | 4 rekate |
Namazi i Akshamit (Maghrib) | Pasi perëndon dielli | Pasi akshami është zhdukur | 3 rekate |
Namazi i Jacisë (Isha) | Pasi zhduket akshami | Mesnata | 4 rekate |
Për kohët e namazit referohuni salah.com.
Kushtet e Namazit
- Të jesh musliman
- Të jesh i aftë mendërisht
- Arritja e moshës 7 vjeç
- Të jesh me abdes
- Rrobat, vendi i faljes dhe personi të mos jenë me papastërti
- Mbulimi i trupit: gratë mbulojnë të gjithë trupin përveç fytyrës dhe duarve; burrat mbulohen nga kërthiza tek gjunjtë
- Hyrja e kohës së namazit
- Drejtimi nga kibla
- Qëllimi për të falur namazin
Si falet namazi
>Kjo faqe është në ndërtim e sipër.<