Ç'farë është teuessuli?
Teuessul në arabisht do të thotë të afrohesh. Allahu thotë në Kur'an (interpretimi i kuptimit): kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre [El-Isra 17:57], do të thotë kërkojnë mënyra që t'i afrohen Atij.
Kjo faqe përmban pyetje dhe përgjigje rreth islamit. Pyetjet dhe përgjigjet janë përkthyer nga faqja islamqa.info e moderuar nga Shejkh Muhamed Salih El-Munexhid.
Unë kam një pyetje rreth teuessulit. Unë po i thoja dikujt që të kërkosh teuessul tek varret dhe t'i kërkosh personit që ka vdekur t'i bëjë dua Allahut është gjynah. Ai më tha: ç'të keqe ka t'i kërkosh një personi të devotshëm gjatë jetës së tij të bëjë dua dhe kur ai ka vdekur, t'i kërkosh atij të bëjë dua?
Unë dua të më bësh të qartë si t'i përgjigjem vëllait. Ç'farë lloj teuessuli lejohet dhe cili nuk lejohet, duke qenë se shumë njerëz kanë devijuar në këtë pjesë?
Teuessul në arabisht do të thotë të afrohesh. Janë dy tipe të teuessulit; teuessul i saktë islamik dhe teuessul i ndaluar. Për më shumë, ju lutem shikoni përgjigjen e detajuar.
Lavdia i takon Allahut
Teuessul në arabisht do të thotë të afrohesh. Allahu thotë në Kur'an (interpretimi i kuptimit): kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre [El-Isra 17:57], do të thotë kërkojnë mënyra që t'i afrohen Atij.
Janë dy lloje të teuessulit; teuessuli i saktë islamik dhe teuessuli i ndaluar.
Kjo do të thotë të kërkosh t'i afrohesh Allahut nëpërmjet adhurimeve të cilat Ai i do dhe që e kënaqin Atë; ata mund të jenë të detyrueshme ose të inkurajuara dhe mund të marrin formën e fjalëve, veprimeve apo besimeve. Disa lloje janë si më poshtë:
1. Të kërkosh t'i afrohesh Allahut nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij. Allahu thotë (interpretimi i kuptimit): "Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar." [El-A'raf 7:180]
Kështu, kur një person i bën dua Allahut, ai fillon t'a thërrasë Allahun me emrat e tij: Err-rrahman (I Gjithëmëshirshmi) dhe El-Gafur (Falësi), dhe kështu me rradhë.
2. Të kërkosh t'i afrohesh Allahut nëpërmjet besimit dhe teuhidit. Allahu thotë: "Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët!" [Ali 'Imran 3:53]
3. Të kërkosh t'i afrohesh Allahut nëpërmjet veprave të mira, ku një person i kërkon Allahut duke përdorur veprat e mira që ai ka bërë si namazi, agjërimi, leximi i Kur'anit, shmangia e gjërave të ndaluara, dhe kështu me rradhë. Një shembull i kësaj është hadithi i saktë transmetuar në dy Sahihet për tre njerëzit që u futën në një shpellë dhe një shkëmb ra dhe i bllokoi rrugën. Ata i kërkuan Allahut ndihmë duke përdorur veprat e tyre të mira (që t'i shpëtonte ata).
Një person mund t'i kërkojë Allahut duke përdorur varësinë e plotë që ka ndaj Allahut, siç përmend Allahu në Kur'an (interpretimi i kuptimit): "[Ejjubi tha:] Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!" [El-enbija 21:83]; ose duke pranuar gjynahun e tij dhe nevojën e tij për Allahun, si Junusi kur tha (interpretimi i kuptimi): "S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” [El-enbija 21:87]
Gjykimet rreth teuessulit të saktë islamik variojnë sipas llojit të tij. Disa prej tyre janë uaxhib (detyrë), si të kërkosh t'i afrohesh Allahut nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij dhe nëpërmjet teuhidit (të besosh në njëshmërinë absolute të Tij), dhe disa janë mustahabb, si të kërkosh t'i afrohesh Atij nëpërmjet të gjithë llojeve të veprave të mira jo të detyrueshme.
Kjo është përpjekja që t'i afrohesh Allahut nëpërmjet gjërave që Ai nuk i pëlqen dhe që nuk e kënaqin atë, qofshin ata fjalë, vepra apo besime. Një shembull i kësaj është të mundohesh t'i afrohesh Allahut duke thirrur të vdekurit ose njerëzit që mungojnë, duke i kërkuar atyre ndihmë dhe kështu me rradhë. Kjo është një formë e shirkut të madh, e cila shkon kundër teuhidit dhe që do të thotë që një person nuk konsiderohet më musliman.
Të thërrasësh Allahun, qoftë kjo për qëllimin që t'i kërkosh atij ndonjë përfitim ose që të largojë ndonjë dëmtim, ose si një akt adhurimi duke shprehur përuljen dhe nënshtrimin ndaj Tij, mund t'i drejtohet vetëm drejtpërsëdrejti Allahut.
Nëse duatë dhe lutjet i drejtohen dikujt apo diçkaje tjetër, atëherë ky është shirk. Allahu thotë (interpretimi i kuptimit): "Zoti juaj ka thënë: Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!" [Ghafir 40:60]
Në këtë ajet, Allahu shpjegon dënimin e atyre që me arrogancë refuzojnë të thërrasin Allahun, qoftë kjo nëse ata thërrasin të tjerë përveç Allahut ose nuk e thërrasin Atë fare, për shkak të krenarisë dhe vetë-admirimit, edhe nëse ata nuk thërrasin dikë tjetër.
Allahu thotë (interpretimi i kuptimit): "Lutjuni Zotit tuaj përulësisht dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin." [El-A'raf 7:55] Allahu urdhëron që robërit e Tij të thërrasin atë dhe jo dikë tjetër.
Allahu thotë për njerëzit e Xhehennemit (interpretimi i kuptimit): "Ndërsa ndodhen aty brenda, ata do të grinden ndërmjet tyre, duke thënë: Betohemi për Allahun, ne kemi qenë njëmend në humbje të qartë, kur ju kemi barazuar me Zotin e botëve." [Esh-Shu’ara 26:96-98]
Ç'do gjë që rezulton në barazimin e diçkaje të ndryshme nga Allahu, me Allahun në adhurim ose në veprimet e bindjes është shirk, krimi i të shoqëruarit ortak me Të. Allahu thotë (interpretimi i kuptimit): "Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend të Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kijametit e që janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së tyre?! Kur të tubohen njerëzit (në Ditën e Gjykimit), idhujt do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre." [El-Ahkaf 46:5-6]
Allahu thotë (interpretimi i kuptimit): Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit. [al-Mu'minun 23:117]
Allahu thotë që çdokush që i thërret diçkaje tjetër përveç Tij, po e merr atë gjë si zot. Ai thotë (interpretimi i kuptimit): "Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm." [Fatir 35:13-14]
Në këtë ajet, Allahu shpjegon që Ai është i vetmi që meriton të thërritet, sepse Ai dhe askush tjetër, është sovrani që drejton çdo gjë. Ata gjëra që adhurohen nuk mund të dëgjojnë dua-të, aq më tepër t'i përgjigjen atij që i lutet, edhe nëse ata do të ishin të aftë të dëgjonin, ata nuk do të mund të përgjigjeshin, sepse ata nuk e kanë fuqinë të sjellin përfitim apo dëm.
Paganët arabë tek të cilët Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ishte dërguar për t'i thirrur ishin mohues për shkak të këtij shirku. Ata thërrisnin Allahun sinqerisht në kohët e vështira, por bëheshin mohues në kohët e lehta dhe të bollshme, kur ata thërrisnin të tjerë përveç Tij. Allahu thotë (interpretimi i kuptimit):
"Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri të sinqertë, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë (në adhurim)." [El-Ankebut 29:65]
"Kur ju ju godet fatkeqësia në det, ata që ju i adhuronit në vend të Atij, zhduken. Por, pasi Ai ju shpëton në tokë, ju i ktheni shpinën. Njeriu është mosmirënjohës." [El-Isra 17:67]
"Ai ua mundëson (njerëzve) udhëtimin nëpër tokë dhe det. E, kur gjenden në anije që lundron me ta me erën e përshtatshme e ata i gëzohen kësaj, arrin një stuhi dhe i sulmojnë valët nga të gjitha anët e mendojnë se do t’i vënë poshtë, (atëherë) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: “Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë, do të jemi mirënjohës”. [Junus 10:22]
Shirku i disa njerëzve ditët e sotme shkon më tej se sa shirku i njerëzve në të kaluarën, sepse ata ia drejtojnë disa nga aktet e adhurimit ndaj diçkaje tjetër përveç Allahut, duke i thirrur ata dhe duke i lutur ata për ndihmë edhe në kohët e dhimbjes, trishtimit dhe ankthit; La haule ue la ku-uete il-la bil-lah (Nuk ka fuqi dhe as forcë pa Allahun). I kërkojmë Allahut të na mbajë ne të sigurt dhe me gjykim të mirë.
Për ta përmbledhur përgjigjen që shoku yt përmendi: t'i kërkosh të vdekurve për diçka është shirk dhe t'i kërkosh të gjallëve diçka që vetëm Allahu mund ta bëjë është gjithashtu shirk.
Dhe Allahu e di më mirë.